Sali Berisha është i sigurtë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk mund të sigurojë më shumë vota se ai në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Në një intervistë televizive, Berisha tha se një ngjarje e tillë nuk mund të ndodhë, duke e krahasuar me marrjen e PS nga ana e Bashës.
“Nëse Basha merr më shumë se unë? Kjo nuk mund të ndodhë! Kjo pyetje nuk bëhet.
Është njësoj sikur të thuash Basha do bëhet kryetar i PS, por nuk i jep post Edi Rama atij, e pa peng,“-tha Berisha.