Prapaskena

Kaluan pushime luksoze të Maldive, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla mashtruan agjencinë e udhëtimit, i mbeten 21 mijë euro borxh

Publikuar: 02/02/2022

Pasi u kap me pistoletë në Kukës, këngëtarja Fjolla Morina ka nisur dhe aktivitetin e mashtrimit.

Udhëtimi shumë i përfolur i Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës në Maldiveve është kryer me anë të mashtrimit.

Siç shkruan Klan Kosova ata kanë paguar kompanisë së udhëtimit AS Travel, me çek të falsifikuar. Fisnik Syla i dërgoi kompanisë transaksion bankar, i cili rezultoi i falsifikuar.

Më tej, thuhet se Syla i ka shkruar agjentit të kompanisë një mesazh duke iu betuarse do t’ua kthente borxhin.

Në total për këtë pushim kompania turistike pagoi 21 mijë euro, dhe paratë do të paguheshin me transaksion bankar. Por kur erdhi koha e pagesës, Fisnik Syla i dërgoi atij një transaksion bankar, i cili rezultoi i falsifikuar.

Edhe pse kanë kaluar 9 muaj që nga ky udhëtim, në të cilin Fjolla dhe Fisniku u martuan, ende nuk është paguar tarifa. Çifti udhëtuan në Maldive për të organizuar dasmën e tyre, ndërkohë që në atë periudhë Fjolla ishte në telashe me drejtësinë shqiptare.



Më të lexuarat