Prapaskena

“6 marsi”, Dalin kandidatët e Bashës, emrat përballë Berishës dhe Ramës

Publikuar: 02/02/2022

Partia Demokratike, ka mbetur e fundit për përcaktimin e kandidatëve mes gjithë forcave politike që garojnë ne zgjedhjet e  pjesshme të 6 marsit. Deri tani vetëm janë 4 bashki në të cilat degët kanë propozuar emra.

Luan Hoti për bashkinë e Durrësit, Ferdinand Saraçi për Bashkinë e Rrogozhinës.

Strukturat drejtuese të PD në Shkodër propozuan këtë të mërkurë  Xhemal Bushatin si kandidat për kryetar bashkie.

Ndërsa dega e Lushnjës zyrtarizoi  kandidatin Indrit Sefa , i cili aktualisht mban postin e sekretarit për marëdhëniet ligjore dhe procesit zgjedhor ne PD.

Në Dibër po diskutohet mes dy emrave, Naim Gazidede i cili është kryetar I degës dhe Luan Haka që mban detyrën e Sekretarit . Në diskutime ka qenë edhe emri i ish deputet Xhemal Gjunkshi.

Për Bashkinë e Vorës, po diskutohet emri i ish kryetarit Fiqiri Ismaili. Këtë të mërkurë Lulzim Basha, ka takuar drejtuesit dhe faktorët politike të bashkive të tjera ku do të ketë zgjedhje.

Pas konsultimit dhe marrjes së vendimit me strukturat e degëve ku do të ketë zgjedhje, në bazë të statutit është kryesia qendrore qe jep miratimin përfundimtar.



Më të lexuarat