Prapaskena

Një grua amerikane është arrestuar si udhëheqësja e grupit femëror të Shtetit Islamik

Publikuar: 30/01/2022

Një grua amerikane është arrestuar dhe akuzuar për organizimin dhe drejtimin e një batalioni të përbërë vetëm prej femrash të Shtetit Islamik. Allison Fluke-Ekren, një nënë që dikur jetonte në Kansas, dyshohet se ka trajnuar gra dhe fëmijë për të përdorur pushkët sulmues AK-47 dhe jelekët vetëvrasës në Siri. Ajo gjithashtu dyshohet se ka rekrutuar operativë për një sulm të mundshëm në të ardhmen në një kampus kolegji në SHBA.

Zonja Fluke-Ekren mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtore. Detajet mbi akuzën janë dhënë në një deklaratë të FBI-së në vitin 2019, e cila u publikua të shtunën pasi ajo u kthye në SHBA për t’u përballur me akuzat. Në deklaratë pretendohet se në vitin 2016 një batalion i ISIS-it i përbërë nga femra i njohur si Khatiba Nusaybah u krijua në Raqqa, Siri.

Në atë kohë, qyteti ishte kryeqyteti de fakto i grupit të Shtetit Islamik raporton ”BBC”. Thuhej se batalioni përbëhej vetëm nga pjesëtare femra të ISIS-it që ishin martuar me luftëtarë meshkuj. Zonja Fluke-Ekren dyshohet se u bë drejtuesja dhe organizatorja e grupit menjëherë pasi u bashkua me të.

Thuhet se roli i saj kryesor ishte të mësonte gratë se si të mbroheshin kundër armiqve të Shtetit Islamik. Thuhet se ajo i’a ka dalë të trajnojë disa gra të Shtetit Islamik për përdorimin e pushkëve AK-47, granatave dhe rripave vetëvrasës. Ajo akuzohet gjithashtu për mësimin e fëmijëve për përdorimin e armëve o0sulmuese dhe në deklaratën e FBI-së një dëshmitar citohet të ketë thënë se një nga djemtë e zonjës Fluke-Ekren është parë duke mbajtur një automatik.

Në atë kohë ai ishte 5 ose 6 vjeç. Përveç rolit të saj të dyshuar në Siri, zonja Fluke-Ekren akuzohet gjithashtu për planifikim dhe rekrutim të operativëve për një sulm në një kampus kolegji në SHBA. Ajo gjithashtu dyshohet se i tha një dëshmitari për dëshirën e saj për të kryer një sulm në një qendër tregtare duke përdorur eksplozivë dhe thuhet se tha se do të ishte humbje burimesh nëse nuk do të vriste shumë njerëz.



Më të lexuarat