Prapaskena

‘Shpëtoi’ Ilirin nga nominimi pavarësisht debateve të ashpra, Monika zbulon arsyen

Publikuar: 29/01/2022

Gjatë ‘PRIME’-t të djeshëm, banorëve iu desh t’i nënshtroheshin një zinxhiri shpëtimesh, për të çuar kështu dy banorët e fundit në televotim.

Zinxhiri nisi nga Einxhel e cila vendosi të shpëtojë Beniadën, dhe ndërkohë, teksa zgjedhjet e banorëve ishin relativisht të pritshme për konkurrentët e publikun, duket se emri i Monikës i ka surprizuar të gjithë.

Ajo ka vendosur të shpëtojë Ilirin, me të cilin ka patur debate dhe konflikte mjaft të ashpra së fundmi, duke çuar kështu në nominim Donaldin dhe Tanin.

Ky vendim është komentuar shumë nga të gjithë dhe duket se Monika i ka përjetuar shumë replikat e marra. Kështu, gjatë një bisede me Tanin, ajo është shpjeguar për zgjedhjen e saj.

Aktorja tha se zgjedhja e Ilirit iu duk më e drejtë, pasi, sipas saj, mund të kishte qenë me e lehtë që të çonte dyshen Ilir-Donald në televotim, por nuk donte ta bënte këtë.

“Mendova të isha ajo Monika që kam më shumë se katër muaj që nuk duan ta lexojnë, jo se se lexojnë dot. Edhe nuk mundet askush për katër muaj që ne jemi këtu e luftojmë me mish e me shpirt, askujt nuk ja lejoj këtë analizë, se po të ishte, thoja unë ‘Çfarë? Dy Çunat? Unë dua katër goca në finale’ E filloja i eleminoja që sot. Por e quaj më të drejtë kështu. Mund të kisha zgjedhur Tanin dhe çoja Ilirin dhe Donaldin në televotim e lehtësoja rrugën.”- ka thënë ajo.



Më të lexuarat