Prapaskena

Pamje të rënda: 20-vjeçarja p*rdhunohet, torturohet dhe më pas turpërohet në mes të qytetit

Publikuar: 29/01/2022

Një 20-vjeçare nënë e një fëmije është përdhunuar në grup dhe torturuar në Indi por në vend të dhënies së ndihmës nga komuniteti ajo më pas është nxjerrë në një paradë turpërimi dhe abuzimi nga turmat që e sulmonin.

Policia tha se ka arrestuar 11 njerëz duke përfshirë nëntë gra e të mitur pas skenave të tmerrshme të mërkurën në Delhi, Indi.

E reja raportohet se ishte marrë me forcë nga shtëpia e saj nga katër burra dhe ishte përdhunuar.

Përdhunimi në grup besohet se ishte një akt hakmarrjeje nga familja e një adoleshenti që ishte refuzuar nga vajza. I riu raportohet se kishte varë veten në nëntor pas refuzimit, dhe ishte në fakt i martuar e kishte tre fëmijë.

Familja e djalit e kishte kërcënuar edhe më parë gruan e re, duke e detyruar të zhvendosej nga banesa.

Motra 18 vjeçare e viktimës tha se i riu kishte rënë në dashuri me të dhe tashmë familja e tij fajëson vajzën për vdekjen e tij.

“Ai kishte rënë në dashuri me të”, tha ajo për rrjetin vendas NewsLaundry.

Ai e merrte në telefon dhe i kërkonte të linte burrin e saj e të bashkohej me të, apo ajo gjithmonë refuzonte.

Në pamjet e rënda të publikuara vajza e përdhunuar shihet që tërhiqet në mes të rrugës teksa turma e godiste dhe i ulëriste.

Duke komentuar videon, aktivistja e grave Yogita Bhayana tha: “Ky incident në Delhi më ka lënë pa fjalë. Disa gra i flisnin asaj për më shumë se një orë, të gjitha gratë në pamje duhet të arrestohen”.

Policia e Delhi tha se po hetojnë dhe do të bëjnë të tjera arrestime së shpejti.

Viktima besohet tashmë se është në gjendje të stabilizuar dhe po mbrohet nga policia në një shtëpi në Delhi.

India njihet për problemet e gjera me dhunën seksuale, që erdhi në vëmendje që prej përdhunimit makabër të një studenteje në një autobuz në Delhi në 2012.



Më të lexuarat