Prapaskena

Rusia do ndërpres furnizimin me gaz të Europës? Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e rëndësishëm të Blinken

Publikuar: 27/01/2022

Teksa tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës sa vijnë dhe rëndohen, ambasada e SHBA në Kiev u ka bërë thirrje amerikanëve që të largohen nga ky shtet.

Këto tensione po cënojnë edhe marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin.  Së fundmi një reagim lidhur me situatën e krijuar, ka pasur edhe Ambasada e SHBA në Tiranë, të cilët kanë shpërndarë një deklaratë të fortë të Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken.

Në këtë deklaratë Blinken ndalet tek furnizimi i Europës me gazin e Rusisë, ndërsa shprehet që do të shikohen mundësi të tjerë furnizimi edhe nëse Rusia vendos të ndërpres atë.

“Ndërsa ne po ndërmarrim hapa për të siguruar që furnizimi global me energji nuk do të ndërpritet – edhe ky është një fokus i rëndësishëm – nëse Rusia zgjedh të armatizojë gazin e saj natyror duke shkurtuar furnizimin në Evropë edhe më shumë sesa është bërë tashmë, ne jemi në diskutime me qeveritë dhe prodhuesit kryesorë në mbarë botën për rritjen e kapaciteteve të tyre.” është shprehur Blinken.



Më të lexuarat