Prapaskena

“Obobobobo! Tedi merr këtë se nuk mbahet ky”, Ilir Metës i ngec telefononi te video e Ilir Vrenozit, Presidenti nuk arrin të mbyllë videon

Publikuar: 26/01/2022

Një moment i sikletshëm i ka ndodhur Presidentit Meta mbrëmjen e sotme në Euronews Albania.

Gjatë emisionit ai vendosi një video të Ilir Vrenozit, me këtë të fundit që denonconte se e kishin arrestuar pa bërë asgjë. Në një moment Meta vendos ta mbyllë videon, por telefoni nuk i bindet. Ai tenton ta largojë, por zëri i Vrenozit vijon të jetë në sfond.

Në këtë moment Presidenti thërret zëdhënësin e tij Tedi Blushi. “Obobobo, Tedi merre këtë se nuk mbahet ky, se nuk marr vesh nga punët e teknologjisë”, I drejtohet Meta –Blushit. Ky i fundit e merr telefonin dhe e nxjerr Presidentin nga ky moment I sikletshëm.



Më të lexuarat