Prapaskena

Nga Bardh Spahia te Voltana Ademi, kush janë kandidatët e Berishës për Bashkinë e Shkodrës, do votohen nga baza të dielënP

Publikuar: 26/01/2022

Në orët e fundit të afatit për dorëzimin e emrave të kandidatëve për primaret e të dielës, Komisioni i Rithemelimit të PD-së, në Shkodër, ka depozituar emrat.

Ashtu siç pritej, dy emrat potencialë në listë janë ish zv/Ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia, i cili vjen në këtë garë si kandidati më i votuar në emër të përveçëm në zgjedhjet e 25 Prillit, por nuk e mori dot mandatit për shkak se ishte renditur i shtati në listë.

Ndërkohë që emri tjetër ashtu siç flitej është edhe ai i Kryetares aktuale të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Ndërkohë emrat e tjerë janë ato ish kryetarit të Bashkisë Lorenc Luka, ish deputeti Astrit Bushati, N/Kryetarja e PD Shkodër Irena Shestani, N/Kryetari i Bashkisë Shkodër Ardit Qylybyli.

Të gjithë kandidatët kanë depozituar dokumentat e kërkuara, bashkë me formularin TIP që iu ishte dorëzuar.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë Lulzim Basha për garën e Shkodrës, nëse do të dalë me një emër të ndryshë nga Berisha, duke rrezikuar kështu humbjen e të vetmes bashki që është qeverisur në këto vite nga të djathtët.

Në zgjedhjet e 6 Marsit, qytetarët në 6 Bashki të vendit do të zgjedhin drejtuesit e tyre, duke filluar nga Shkodra, Vau i Dejës, Vora, Durrësi, Lushnja dhe Rrogozhina.



Më të lexuarat