Prapaskena

Krim i rëndë brenda familjes, 48 vjeçari vret vëllain, kunatën dhe dy djemtë e tyre. Më pas qëllon edhe veten

Publikuar: 26/01/2022

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mëngjeisn e sotëm në Siçili.

Katër persona mbetën të vrarë nga një burrë që qëlloi veten në rrugë më pas.

Vrasësi është identifikuar si Angelo Tardino, 48 vjeç, ndërkohë që viktimat janë vëllai i tij, kunata dhe fëmijët e çiftit.

Ngjarja ka ndodhur në via Riesi, brenda një ndërtese. Karabinierët po hetojnë motivin, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak për krimin e rëndë brenda familjes kanë qenë çështjen ekonomike.

Mes të vdekurve janë dy djemtë e çiftit 11 dhe 15 vjeç.

Alarmi është ngritur nga bashkëshortja e vrasësit, e cila ka thirrur karabinierët. Rruga ku ndodhi vrasja është rrethuar nga policia, ndërkohë që po kryhen hetimet për të ndërtuar dinamikën e saktë.

Pasi u arratis, Angelo Tardino qëlloi veten në rrugë, ndërsa ndërroi jetë në ambulancë disa minuta më vonë, pa mundur që të dërgohet me shenja jete në spital.



Më të lexuarat