Prapaskena

Shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës, detaje të reja: Autori është pronar i një kompanie në Durrës

Publikuar: 25/01/2022

34-vjeçari Arlen Hasanaj është shoqeruar mbrëmjen e sotme si autor i dyshuar i vendosjes së tritolit një natë më parë në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Prapaskena mëson se Hasanaj është bashkëpronar në një kompani në Durrës, në të cilën ka 50% të aksioneve dhe është administrator i saj. Ai eshte banues ne te njejten lagje me Armand Duken, gje e cila e ka bere me te lehte identifikimin e tij.

Pak para ngjarjes, autori ka ardhur me nje ML nga Porti ne drejtim te lagjes numer 4, ku ka marre sasine e tritolit, rreth 100 grame, dhe e ka hedhur ne porten e shtepise se Dukes.

“Market, bar, kafe. Për punime të brendshme, thyerje, shembje, rikonstruksione të ndryshme, etj. Veprimtari në fushën e prodhimit, magazinimit dhe tregtimit të prodhimeve e ushqimeve blegtorale e bujqësore. Tregti, import duke përfshirë magazinimin dhe tregtimin me shumicë dhe me pakicë të mallrave ushqimore, industriale, elektroshtëpiake, duhanit dhe cigareve, pijeve të ndryshme alkoolike ose jo, automjeteve, makinerive e pjesëve të këmbimit për to dhe të lëndëve drusore, aksesorë të ndryshëm, etj. Veprimtari në fushën e industrisë blegtorale e ushqimore, ndërtimit dhge tregtimit, etj. Veprimtari tregtare të transportit të mallrave/produkteve të ndryshme ushqimore brenda vendit edhe për persona të tretë, me qira si dhe për llogari të tij. Transport mallrash/produkte ndërkombëtare, për persona të tretë me qira si dhe për llogari të tij”, ky është përshkrimi në QKB për kompaninë në fjalë.

Kompania në emrin e tij është regjistruar më 23.07.2020, me adresë lagjen nr 12 në Durrës. Në identifikimin dhe kapjen e autorit te dyshuar të ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Durrësit mbrëmjen e djeshme kanë ndihmuar kamerat e sigurisë, të cilat kanë kapur lëvizjet e autorit para, gjatë dhe pas vendosjes së eksplozivit.

Kamerat e sigurisë së pallatit ku jeton duket se kanë tradhëtuar personin që dyshohet se ka vendosur lëndën shpërthyese në banesën e kreut të FSHF-së Armand Dukës mbrëmjen e të Hënës në Durrës. Vendimtare për të bindur hetuesit se ai është autori, kanë qenë hyrje-daljet e tij në pallat.



Më të lexuarat