Prapaskena

Shpërthim i fortë në shtëpinë e Armand Dukës, policia rrethon banesën. Foto nga vendngjarja

Publikuar: 24/01/2022

Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen numër 3 të Durrësit.

Burime bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e kreut të FSHF Armand Dukës. Mësohet se në derën shtëpisë është vendosur lëndë plasëse, sakaq si pasojë e shpërthimit mësohet se nuk ka persona të lënduar.

Nga shpërthimi ka ndodhur një deformim i vogël i derës metalike të oborrit të banesës së Dukës.

Në banesë ndodhej vetëm gruaja e Dukës, ndërsa ky i fundit ka mbërritur menjëherë sapo ka marrë vesh për ngjarjen.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku dhe ka rrethuar zonën, sakaq po merret dhe me hetimin për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Ky shpërthim vjen pikërisht në ditën kur u publikua dhe audio-përgjimi i Erion Veliaj, i cili kërcënon hapur institucionin e futbollit me një fjalor rruge gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 në prag të zgjedhjeve për shoqatën e Tiranës.

Veliaj thotë se jo FIFA e as UEFA por as Jezusi e Muhamedi nuk e ndalin dot luftën e tij me federatën.

Nuk dihet se ky shpërthim është si një presion për Dukën, ndërsa pritet që policia të jap informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen.

Më të lexuarat