Prapaskena

“Për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë” Duka lexon sms kërcënuese që i ka mbërritur në telefon

Publikuar: 24/01/2022

Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka marrë një sms kërcënimi : “Ti luan me dy standard. Ti tallesh me lekët tona, për 24 orë  jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë se betimi u bë i pakthyeshëm.”

Mesazhi u zbulua mbrëmjen e sotme një orë pas shpërthimit të ndodhur pranë banesës së tij në qytetin e Durrësit.

Ai thotë se është një sms që ka mbërritur nga një numër telefoni që është mbyllur më pas menjëherë sapo është dërguar sms.

Duka në një intervistë për emisionin “Opinion” tv Klan tha se “në atë emër ishin 1 mijë numra”  dhe karta e telefonit ishte në emrin e Sabian Rrapushit.

 



Më të lexuarat