Prapaskena

I vendosën tritol në banesë, kreu i FSHF ironizon policinë: Nuk lënë krim pa zgjidhur, maksimumi deri nesër do e zbulojnë kush e ka vendosur

Publikuar: 24/01/2022

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Durrës ku në shtëpinë e kreut të FSHF, Armand Duka në Durrës është vendosur një sasi lende eksplozivi.

Ne momentin e ngjarjes, Duka nuk ndodhej ne shtëpi por pas mbërritjes ne një prononcim për mediat, Duka nuk i ka kursyer edhe ironinë me policisë teksa tha se deri nesër do zbulohet autori pasi këtu zgjidhet çdo krim.

Ku dyshoni?

I kemi edhe kamerat e rrugës, shtëpisë, kam filmimet. Një njeri me kapuç është afruar tek porta ka vënë dinamitin. Nuk ia kam idenë. Maksimumi deri nesër do e dimë kush e ka vënë, këta nuk lënë krim pa zgjidhur.

Po deklaratat e zotit Veliaj?

C’lidhje ka me filmat e Veliajt.



Më të lexuarat