Prapaskena

Veliaj kërcënon Dukën, në prag të zgjedhjeve për kreun e FSHF angazhon Prokurorinë

Publikuar: 23/01/2022

Pas deklaratave të Sulejman Memës se kryebashkiaku Veliaj po kërcënon për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë ardhur lëvizjet e para të Bashkisë.

Në mënyrë skandaloze përmes mediave është thënë se bashkia e Tiranës do të kërkojë hetimin e Agron Dukës. Madje në lajmet e shpërndarë nga burime thuhet se janë angazhuar ekspertë ndërkombëtarë për këtë çështje.

Por nuk ka asnjë të dhënë se cilat janë arsyet që e shtyjnë Veliajn të kujtohet pikërisht në këtë moment për të kërkuar hetime.

Nëse Bashkia e kryeqytetit është si çdo bashki tjetër, përse është pikërisht ajo që bën një nismë të tillë?

Kujtojmë që në konferencën për media të pak ditëve më parë u tha se ekziston dhe një regjistrim ku premtohen leje ndërtimi apo rryshfete për të ndikuar në votë kundër Dukës.

Me sa duket qëllimi mbetet te ndikimi i politikës edhe në futboll.

Një nismë të tillë për hetimin ndërkombëtar dhe kombëtar të fondeve të FSHF e ka bërë edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Në atë kohë socialistët e konsideruan si ndërhyrje pasi fondet auditohen vetëm nga FIFA.

Por duket se këtë radhë marrja e pushtetit bën që qëndrimi të ndryshojë.

Zgjedhjet për kryetarin e FSHF-së zhvillohen në datën 2 mars, e deri atëherë tonet duket se do të ashpërsohen edhe më tej.



Më të lexuarat