Edhe të dielën dhjetëra qytetarë shqiptarë nuk u lejuan të futen në Kosovë përmes pikës kufitare të Morinës në Kukës.
Shkak është bërë vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës ku për tu futur atje duhen 3 doza të vaksinën ose 2 doza bashkë me testin PCR.
Qytetarët shqiptarë e quajtën skandal atë që po ndodh në kufi në temperatura që shkojnë disa gradë nën zero.
“Nuk më duket e drejtë, derisa kanë dalë vaksinat nuk është i nevojshëm testi PCR”.
“Skandal, s’ka më turp se me pagu 30 euro me hy në tokë tënden”.
Ata thanë se pavarësisht se janë të vaksinuar me dy doza nuk u lejuan që të kalojnë, ndërsa testi PCR sipas tyre kushton 30 euro, që është një tarifë e lartë për ta.