Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e vendosjes së tritolit pranë banesës së Naim Stafukës në Fushë Krujë.
Burimet saktësojnë se një person është kapur nga kamerat duke zbritur nga një makinë e bardhë, ka vendosur tritolin dhe është larguar menjëherë.
Personi që ka vendosur lëndën plasëse ka qenë me kapuç dhe kishte vendosur një maskë anti-Covid.
Eksplozivi është vendosur në katin e parë të një ndërtese tre katëshe, ndërsa në vendin ku është vendosur lënda Stafuka kishte dyqane që i kishte dhënë me qira, ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materialr.
Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës, i cili në shkurtin e vitit 2015 u rrëmbye në qendër të Fushë-Krujës, dhe prej asaj kohe nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Rrëmbimi i Enver Stafukës aso kohe u bë nga 4 persona të veshur me jelekë policie dhe të armatosur.