Prapaskena

Lulzim Basha takim me demokratët e Durrësit, pritet me protesta: Ne bëmë burg për ty, u shite te Rama

Publikuar: 22/01/2022

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim këtë të shtunë me demokratët e Durrësit, në kuadër të nismës së tij për takime në terren me strukturat përreth vendit.

Ai ka zhvilluar më herët takime në Fier dhe në Lezhë, dhe ashtu si në dy takimet e para, edhe ditën e sotme kreu i PD-së është pritur nga disa mbështetës të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Ata mbajnë në duar pankarta të ndryshme me thirrje kundër Bashës, ku një ndër to shkruan “Kemi bërë burg për ty dhe ti u shite te Rama”.

Pranë tyre gjenden dhe mbështetës të kreut të PD-së, të cilët kanë ardhur për të pritur Bashën dhe për te qenë pjesë e takimit të tij.

Në momentin që ky i fundit po futej në vendin ku do të mbahet takimi, mbështetësit e Berishës kanë shpërthyer në thirrje “O Sali o hero, gjithë Shqipëria dty të do”, si dhe “Basha ik”.



Më të lexuarat