Prapaskena

Rama e akuzoi se shpërndan dekorata boshe, reagon zëdhënësi i Metës: Kush ka më shumë vlerë, pocaqitë e tij?

Publikuar: 21/01/2022

“Çfarë mund të bëjë Ilir Meta veçse të shpërndajë dekorata?! Tallje e madhe me ata njerëz . Dekorata pa asnjë kuptim e asnjë përmbajtje. Dekorata boshe”, ishte kjo deklarata e bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme, ku u pyet për presidentit Meta dhe rolin e tij në 21 Janar.

I menjëhershëm nga qenë dhe reagimi i zëdhënësit të presidentit Meta, Tedi Blushi, i cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Rama ka fyer të gjithë komunitetin e artistëve në Korçë.

“Ç’po na dëgjojnë veshët! Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera?

Kush ka më shumë vlerë? Zhgarravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”? Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë!

Fale o Zot!”, shkruan Blushi në postimin e tij në rrjetet sociale.



Më të lexuarat