Prapaskena

Pas homazheve në bulevard, xhaxhai i Aleks Nikës hedh akuza: Prokuroria e ka fshehur dosjen!

Publikuar: 21/01/2022

Familjarët e 4 protestuesve të vrarë më 21 janar kanë bërë homazhe ditën e sotme në bulevard përballë Kryeministrisë.

Gjatë një prononcimi të shpejtë, xhaxhai i Alekës Nikës ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë e cila sipas tij ka fshehur dosjen e “21 janarit”. Sipas tij, Rama nuk ka lidhje me hetimet por nxit Prokurorinë që të hapur cështjen.

“11 vjet por deri sot nuk ka funksionuar drejtësia e cila politikisht dhe juridikisht ka qenë e varur nga PD. Ato gjithmonë e kanë sabotuar gjykimin e çështjes. Ne presim që drejtësia e re e zhveshur nga korrupsioni politik dhe çështja kemi bindjen se do të kalojë në SPAK për të tu rigjykuar cështja. Deri tani është dobët hetimi nuk ka informacione, Prokuroria e Tiranës ka fshehur dosjen nuk jem informacione, por ne kemi bërë përpjekjet për ti kaluar SPAK-ut. Rama nuk është prokuror as hetues , ai nxit prokurorinë për të hetuar çështjen, s’ka lidhje kryeministri me hetimet”, tha xhaxhai i Alekës Nikës.

Vajza e Ziver Veizit: “Unë kam besim tek Drejtësia e re!”

Sot mbushen 11 vjet nga vrasja e 4 protestuesve të cilët atë kohë protestonin para Kryeministrisë, më 21 Janar të 2011-ës kur Partia Socialiste ishte në opozitë ndërsa PD-ja dhe LSI-ja qeverisnin së bashku dhe kryeministër atëherë ishte Sali Berisha, ndërkohë Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm. Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë viktimat e 21 janarit.

Familjarët e tyre akoma sot presin drejtësi. Vitin e kaluar Policia e Tiranës përmes një kërkese i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës për rihapjen e dosjes “21 Janari”. Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës i pezulloi hetimet për njërin prej të vrarëve në bulevard, Aleks Nikën, në 2020.



Më të lexuarat