Prapaskena

Spartak Braho hedh ‘bombën’: E di ku janë fshehur paratë e kanabizimit, nëse më autorizon Rama ia tregoj SPAK-ut

Publikuar: 20/01/2022

Ish-deputeti i PS-së Spartak Braho bëri sot një deklaratë të fortë, duke u shprehur se e di se ku janë fshehur paratë e kanabizimit të Shqipërisë në vitin 2016.

Braho tha se nëse i jep autorizim kryeministri Rama ai mund t’i çojë organet kompetente në gjurmët e parave.

Mes të tjerash Braho, i njohur si ‘çanta e zezë’, tha se mafia italiane është bërë transportuesja më e madhe e vlerave monetare nga Shqipëria në bankat e Zvicrës.

Mua po të më autorizoj vetë z. Rama, e çoj atje ku janë fshehur këto para. Unë dua autorizim. Sepse është një operacion që prek shumë struktura. Duhet të japë ai autorizimin për të vajtur te ajo shprehja: Ndiq paranë… Edhe do t’i them ja ku i ke paratë e kanabizimit të Shqipërisë në ato vite. Ato përrallat me Guardia Di Financan t’i shesë diku tjetër. Mafia italiane është bërë transportuesja më e madhe e vlerave monetare nga Shqipëria te bankat e Zvicrës. Organet e drejtësisë u morën me disa Habilaj që ishin vrima e fundit e kavallit. Ka peshq më të mëdhenj, patjetër”, tha Braho.



Më të lexuarat