Një grua është gjetur e vdekur në një kanal mbrëmjen e sotme.Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare në qytetin e Kuçovës.
Mësohet se familjarët kishin disa orë që e kërkonin dhe kishin kërkuar më pas ndihmën e policisë.Pas rreth 1-orë kërkimesh,gruaja 63-vjeçe është gjetur në një kanal,rreth 1 km larg banesës saj.
Mësohet se gruaja ishte pa shenja jete,e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbular me gjethe e rrozga domatesh.
Viktima,identiteti i të cilës është Fatime Suli,është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pritet edhe kryerja e autopsisë mjeko-ligjore,që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj.
Burime nga vendngjarja konfirmojnë se gruaja njihej si një person me probleme të shendetit mendor dhe zihej e konflitohej me të gjithë banorët e zonës.
Ende nuk dihet nëse gruaja është vrarë apo vetëvrarë,kjo pritet të dalë pas autopsisë mbi trupin e saj.