Prapaskena

Tentoi të vjedhë në zyrat e Bashkisë së Durrësit, zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit në polici

Publikuar: 19/01/2022

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi ka tentuar të vjedhë në ambientet e Bashkisë së Durrësit ditën e djeshme.

Sipas Policisë, i arrestuari Xhilson Kallmaçaku kishte planifikuar të vidhte kompjuterit e zyrave të bashkisë dhe në orët e vona të natës tentoi të mësynte në ambientet e brendshme. Fillimisht, Policia dyshonte se Xhilson Kallmacaku tentoi të vidhte dosje të rëndësishme, por 27-vjeçari deklaroi se kishte për qëllim të vidhte kompjutera për t’i shitur.

“Jo, nuk kisha për qëllim të vidhja dokumente apo gjëra të kësaj natyre. Thjesht kisha nevojë për para dhe hyra të merrja ndonjë kompjuter ta shisja. Përfitova nga rasti që bashkia po rikonstruktohet dhe janë montuar skela. Nëpërmjet skelave tentova të futesha brenda nga kati i dytë”, mësohet të jetë shprehur 27-vjeçari, i cili do të përballet me akuzën “vjedhja”.

Katet e para të bashkisë janë të siguruara me kangjella, ndaj 27-vjecari shfrytëzoi faktin që bashkia po i nënshtrohet rikonstruksionit dhe përdori skelat për t’u ngjitur në katet e sipërme. Rrjeta në skela e kamuflonte mirë, pasi nuk dukej fare nga rruga apo nga sheshi para bashkisë.

Por, 27-vjecari nuk kishte llogaritur kamerat e sigurisë të bashkisë, të cilat monitorojnë të gjithë institucionin nga jashtë. Kamerat janë të lidhura me Policinë dhe dy grupet e gatshme të rendit u nisën drejt bashkisë, ku edhe gjetën duke u kacavjerrë 27-vjecarin, të cilin e arrestuan në flagrancë.

“Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e Bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e Bashkisë Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Vjedhja’, mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e Bashkisë Durrës”, sqaroi Policia.

 

 

 



Më të lexuarat