Shtatë efektivë të policisë Shqiponja kanë hyrë në banesën dy katëshe ku ndodhej dhe djali që ishte vetëprangosur në tarracë.
Djali nuk pranonte të largohej. Në njëmoment ka ndërhyrë policia dhe e kanë marrë. Tani janë fadromat që do të ndërhyjnë për të sheshuar godinën.
Djali më pas është shoqëruar me forcë në polici.
Në lot mamaja e djalit thotë se nga banesa nuk janë hequr asnjë orendi pasi nuk kanë gjetur ende shtëpi tjetër.