Prapaskena

Tek “5 Maji” djali u vetëprangos në tarracë, nëna rrëfen mes lotësh: Na shkatërruan gjithçka

Publikuar: 19/01/2022

Shtatë efektivë të policisë Shqiponja kanë hyrë në banesën dy katëshe ku ndodhej dhe djali që ishte vetëprangosur në tarracë. Djali nuk pranonte të largohej. Në një moment ka ndërhyrë policia, e kanë marrë dhe e kanë shoqëruar në komisariat. Nëna e djalit rrëfen mes lotësh se nuk kanë ku të shkojnë dot dhe të gjitha mobiliet që kanë brenda do të shkatërrohen.

Nëna: Është kundërshtuar sepse nuk ka asnjë marrëveshje. Thjesht na liro shtëpinë se do ta bëjmë shesh ndërtimi. Djali im ishte ai mbi tarracë. Bashkia thjesht na ka sjellë një vendim. Jemi ankuar 2000 herë, vetëm VKM copy-paste kemi marrë përgjigje. Nuk di çfarë të them, nuk e di ku do rrimë. Vetëm lirojeni banesën na kanë thënë. Nuk i kemi lëvizur orenditë se nuk kemi shtëpi. Po të hysh brenda ta shikosh, do prishen të gjitha. Aq qira nuk kemi marrë, asgjë. Thjesht do prishet shtëpia dhe kaq.



Më të lexuarat