Prapaskena

Rikthehen Haklajt në Tropojë, blindohen Berisha dhe Shkëlzeni

Publikuar: 19/01/2022

Haklajt e Tropojës, një nga familjet më të njohura në Shqipëri, tmerri më madh mbi tokë për Sali Berishën, do rikthehen përkohësisht.

Për vrasjet, djegien e Kullës, por edhe prishjen e varreve të djemve të Haklajve, familjarët që ndodhen në mërgim prej vitesh kanë akuzuar Sali Berishën.

Haklajt janë rikthyer fuqishëm në publik, duke hapur një faqe në rrjetet sociale, faqe që po merr përditë e më shumë një “përmbytje” ndjekësish.

Në faqe janë publikuar kryesisht foto të njerëzve të shumtë që vizitojnë varret e Kullën e Haklajve në Kërrnajë të Tropojës, vizitorë nga e gjithë Shqipëria e trevat shqiptare në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës e Mal të Zi, që familjarisht kryejnë “peligrinazh” në këtë vend.

Në fillim, ky “rikthim” në publik i Haklajve u kujtua si një kujdes për të përkujtuar të dashurit e tyre, që u vranë e u persekutuan nga qeverisjet e Sali Berishës. Por, duket se bëhet fjalë për më shumë, për një rikthim, për të qenë një zë i rëndësishëm publik, e sipas gjasave bëhet fjalë edhe për një padi penale përkundër Sali Berishës. Gjë që e kanë bërë të ditur edhe dy motrat e Haklajve: Aishe dhe Zylfie, të cilat në një dokumentar të transmetuar në “Top Channel”, deklaruan se do të padisnin Berishën në organet e drejtësisë së re. Dokumentar i cili ka arritur në miliona shikime, prej interesit që ka kjo ngjarje.

Në faqen e facebook : “Haklajt e Tropojës”, shkruhet: “Të dashur bashkëatdhetarë, ju ftoj ata që kanë mundësi që me datën 23.01.2022 (të Dielën) ora 11:00 në kullën shekullore të Haklajve në Fshatin Kërrnaj, për një vizitë të përbashkët nga të gjitha trojet Shqiptare”.

Sali Berisha është ruajtur gjithmonë nga frika e hakmarrjes prej Haklajve. Madje gjatë kohës kur Berisha ishte kryeministër u fol se një nip i Haklajve, që kishte qenë ushtarak në ushtrinë gjermane, snajperist i zoti kishte në plan të vriste Berishën. i cili edhe sot e kësaj dite ruhet nga një eskortë mjaft e madhe.

Por motrat e Haklajve në dokumentarin e 2 viteve më parë deklaruan se ata nuk donin të hakmerreshin e as të prishnin jetën e nipërve të tyre që tashmë jetojnë një jetë tjetër në Suedi e vende të tjera të Europës. Ata kërkojnë vetëm drejtësi!



Më të lexuarat