Prapaskena

Goditja e bandës së klandestinëve, policia italiane: Trafikantët përdornin emra fals, gjetëm kanalet financiare të përdorura

Publikuar: 19/01/2022

Drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët me palën italiane lidhur me operacionin e gjerë dhe trepalësh Shqipëri-Itali-Greqi ku u goditën 4 grupe kriminale për trafikim të klandestinëve.

Dy prej grupeve kriminale operonin nga Italia, një në Shqipëri dhe një në Turqi. Nga ky operacion, janë arrestuar në total 47 persona, ndërsa vetëm në vendin tonë janë prangosur 25.

Seksioni i anti-Mafias në Prokurorinë e Leçes bëri me dije: “Karakteri i strukturuar të kësaj organizate e bëri të nevojshme krijimin e një skuadre të përbashkët hetimore. Janë përfshirë edhe forcat e policisë. Përmes tyre është bërë e mundur edhe përfshirja e agjencisë për shkëmbimin e informacionit që ka bashkëpunuar me zyrat e drejtorisë sonë.

Hetimet e kryera kanë bërë të mundura ekzekutimin e 22 vendimeve penale. Janë kryer edhe kontrolle në lidhje me disa agjenci shërbimi në Itali, janë denoncuar 52 persona që janë akuzuar për krimet që kemi paraqitur në slajd. Duke rënduar situatën e tyre sepse këto krime kanë karakter transnacional. Hetimet kanë bërë të mundur që të ndërtohen 30 flukse migratore të paligjshme. Pikat e takimit nga Turqia, përmes Shqipërisë, arrihej në bregdetin italian. Udhëtimet niseshin nga Greqia ose nga Shqipëria”.

 

 



Më të lexuarat