Prapaskena

Debate në Komisionin Hetimor, PD: Po bllokohen hetimet për incineratorët, PS nuk zgjat afatin

Publikuar: 19/01/2022

28 shkurti ishte parashikuar si data e mbylljes së Komisionit Hetimor për skandalin e Incineratorëve, por në seancën e sotme kjo datë ka sjellë përplasje mes socialistëve e demokratëve.

Ishte kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku e cila u përplas me zv.kryetaren Ermonela Felaj. Tabaku në fund të rendit të ditës kërkoi diskutime për datën e përfundimit të Komisionit Hetimor, ndërsa argumentoi se rregullorja parashikon që data e mbylljes të jetë kur përfundojnë të gjitha hetimer.

Nga ana tjetër, sipas Felajt hetimet duhet të mbyllen më datë 28 shkurt, ndërsa i bëri thirrje opozitës se kanë vetëm 8 ditë kohë për të përfunduar hetimit.

Në një reagim për mediat Partia Demokratike hedh akuza që PS po bllokon hetimet për incineratorët pasi nuk pranojnë të zgjatin afatin për punën e komisionit.

“PS kundër hetimit për vjedhjen e 430 milion euro me 3 incineratorët. PS po mbron korrupsionin e Ramës me incineratorët. Të përfshihen në afat normal 3 javët e pushimit. PS kundër. Rregullorja përcakton se javët e pushimit mes sesioneve nuk përfshihen në afat” thuhet në qëndrimin e PD-së. 



Më të lexuarat