Teksa Berisha po zhvillon takim me demokratët në Shkodër, paralelisht me të Lulzim Basha, po takon demokratët në Fier.
Gjatë fjalës së tij Basha tha se i ka bërë thirrje ish-kryeministrit, Sali Berisha që ‘t’i thërriste mendve të kokës’ dhe të mos vendoste interesat e tij personale përpara interesave të demokrtaëve , por sipas tij Berisha nuk dëgjoi por kaloi vijën e kuqe më 8 janar.
“Ti thërriste mendve të kokës dhe të mos vendoste interesat e veta mbi interesat e demokratëve. Më 8 janar në kundërshtim me thirrjet tona u kalua një vijë e kuqe që na ndan dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë. Me dhunë as nuk mund të shantazhohen, as zaptohen dhe as detyrohen demokratët apo institucionet e demokratëve.