Berishisti Belind Këlliçi dhëndri i ‘lepurushes’ së Plasarit, 4 lidhjet me zyrat e pushtetit, lufton krah Saliut kundër SHBA për demokraci!

Të gjithë oborrtarët e Foltores kanë arsye, rrethana dhe interesa të caktuara që i janë bashkuar fronit të Sali Berishës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që kërkojnë ta kthejnë selinë e PD-së në një bunker kundër Perëndimit.

Dikush ka bërë thasë me para gjatë pushtetit të Berishës, një tjetër kërkon të ruajë vilat dhe hotelet nga konfiskimi, dikush tjetër kërkon një strehë për t’i shpëtuar SPAK-ut, një tjetër ëndërron të vjedhë edhe një herë dhe t’u rikthehet trafiqeve.

Vetëm rreshtimi i Belind Këlliçit në krah të plakut të zi të krimit duket i çuditshëm, pasi profili i tij nuk ka asnjë lidhje me berishizmin dhe agoninë e berishizimit.

Ka studiuar në SHBA, ka drejtuar FRPD pas dorëheqjes së Berishës, është i ri në moshë, nuk ka kujtesë të para viteve ’90, Lulzim Basha e mori në Bashkinë e Tiranës duke i dhënë një rrogë deri në vitin 2015, më pas e emëroi në struktura të PD-së etj. Përtej këtyre, Këlliçi ka reflektuar edhe një mentalitet të kundërt me berishizmin.

Në këto kushte, arsyet e rreshtimit të çuditshëm dhe jashtë çdo logjike politike të Belind Këlliçit në krah të ‘non gratës’ ndoshta duhen kërkuar tek lidhjet e tij me pushtetin e Edi Ramës, i cili duket se është kujdesur për të ndarë në mënyrë proporcionale grupet e Berishës dhe Bashës, me qëllim që lufta mes tyre të zgjasë sa më shumë dhe të jetë sa më e balancuar.

Belind Këlliçi është dhëndri i Ledi Shamkut dhe Artan Shkrelit. Ledi Shamku ka qenë deputete e Partisë Socialiste, si vullnet i Edi Ramës. Për t’i rënë në sy, është përfolur se Shamku bënte xhiro me biçikletë para Ramës, kur ky i fundit shkonte në pushime. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe.

Sipas një gazetari, Ledi Shamku njihet ndryshe edhe si ‘lepurushja’. Gezetari i njohur për teori konspirative dhe thashetheme pretendon se kështu i thërrite me përkëdheli  A. Plasari.

Ndërsa vjehrri i Këlliçit, Artan Shkreli, është këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Me sa duket, Rama, pasi merr këshillat nga Shkreli,  doshta i jep edhe ndonjë udhëzim për dhëndrin që bërtet për demokraci!

Ndërkohë që e dashura apo e fejuara e Belind Këlliçit, pra nusja Rilindase e Këlliçit, ka punuar pranë ministreve të Ramës.

Këti nuk janë lidhjet e vetme të Këlliçit me pushtetin. Ndërsa Belind Këlliçi bënte opozitë, vëllai i tij merrte një super pagë nga një degë e ministrisë që drejtohet nga Belinda Balluku.

Pas publikimit të listës së pagave, Reshard Këlliçi rezultoi i punësuar si këshilltar ligjor pranë shoqërisë AlbGaz me pagë rreth 1.9 milion lek të vjetra. AlbGaz është në pronësi 100 për qind të shtetit shqiptar me aksionet që zotërohen nga Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Balluku.

Këlliçi bëri një reagim qesharak duke kërcënuar gjoja me padi gjyqësore. Berishisti Këlliçi është i lirë të bëjē 1 mijë padi, por lidhjet e tij me Rlindjen janë një fakt i pamohueshëm.