Prapaskena

Përjashtimi i Berishës dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit, zbulohet lëvizja e radhës e Bashës

Publikuar: 13/01/2022

Lulzim Basha përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së në datën 15 Janar, pra ditën e shtunë pasdite.

Në këtë mbledhje pritet që të hidhet në votim, vendimi i Kryesisë për përjashtimin e Sali Berishës nga PD, dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.

Njoftimi i Bardhit për anëtarët e Këshillit Kombëtar:

Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit të II, selia qendrore e PD. Rendi i Ditës së mbledhjes është si më poshtë:

Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 Janar.Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitut nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021.Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi disa ditë më parë përjashtimin përgjithmonë nga Partia Demokratike të Sali Berishës dhe 7 prej anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.

Anëtarët e komisionit të rithemelimit që janë përjashtuar janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu, Keltis Kruja.

Ndërkohë që për pjesën tjetër të anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, Kryesia ka vendosur që ata të qëndrojnë të pezulluar. Në mesin e atyre që janë pezulluar janë Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Ledina Mandija, Tritan Shehu, Aldo Bumçi, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Lorenc Luka, Ivi Kaso, Mimoza Hajdarmataj, Genc Pollo, Genc Deromemaj, Eno Bozdo, Ervin Minallori, Rigers Muçollari dhe Bledi Himçi.



Më të lexuarat