Prapaskena

Edhe Flamur Noka në prokurori për 8 Janarin, përshëndet me dy gishta

Publikuar: 13/01/2022

Pas ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbërritur në prokurorinë e Tiranës edhe deputeti Flamur Noka, i cili do të dëshmojë për protestën e 8 Janarit.

Noka mbërriti në organin e akuzës rreth orës 12:07 minuta, teksa Berisha nuk ka përfunduar ende dëshminë. Ai përshëndeti medien me dy gishta lart.

Noka gjendet nën hetim dhe për organizimin e tubimit para selisë blu.

Po ashtu nesër është kërkuar të paraqiten dhe Lulzim Basha si dhe Gazment Bardhi.

Ky i fundit deri më tani akuzohet për organizimin e rezistencës brenda selisë, ku fillimisht u tha se janë përdorur lëndë kimike si dhe është qëlluar në drejtim të protestuesve.

 



Më të lexuarat