Prapaskena

Përfundon ndërtimi i 61 shtëpive në Nroq, Rama: Drejt përfundimit edhe 74 banesa të tjera

Publikuar: 10/01/2022

Në Ndroq ka përfunduar ndërtimi i 61 shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamjet nga këto shtëpi ndërsa bëri të ditur se një lagje e re me 74 banesa është drejt përfundimit.

“Mirëmëngjes dhe nga Ndroqi ku pas përfundimit të 61 shtëpive të para të cilat u rindërtuan aty ku u shembën, tashmë edhe rindërtimi në lagjen e re me 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit, e shumë shpejt familjet do të rikthehen në shtëpitë e reja, ju uroj një javë të mbarë, shkruan Rama



Më të lexuarat