Prapaskena

E kishte futur drogën në çantë dhe po kalonte kufirin në këmbë i pashqetësuar, ja sesi u kap shqiptari nga policia greke

Publikuar: 10/01/2022

Një shqiptar është kapur nga policia greke duke transportuar lëndë narkotike në Igumenicë. Mediat greke raportojnë se ai e dinte që ndaj tij kishte një masë sigurie dhe kaloi ilegalisht në territorin grek përmes kufirit greko-shqiptar.

Shqiptari është kapur duke ecur në këmbë, ndërsa mbante një çantë udhëtimi me një sasi të konsiderueshme kanabisi të papërpunuar. Sapo policia e ka lokalizuar duke ecur në Igumenicë , e ka ndaluar, kontrolluar dhe në çantë kanë gjetur gjashtë pako me kanabis të papërpunuar me peshë gjashtë kilogramë e 920 gram, të cilat janë konfiskuar , 100 euro dhe një celular që kishte me vete.

Shqiptari është dërguar në Prokurorinë Publike të Thesprotisë dhe akuzohet për posedim , import , transport dhe trafik droge dhe hyrje të paligjshme në vend dhe ka urdhëruar ndalimin e tij.



Më të lexuarat