Andi Agaraj është njeriu që akuzohet se ka shpërndarë listën e pagave, listë e cila tronditi opinionin publik pasi u zbuluan të vërteta therëse.
Agaraj, i arrestuar, i ka marrë të dhënat nga një kolege e tij në Drejtorinë e Tatimeve.
Andi Agaraj, teknik IT i Tatimeve i punësuar me një kontratë provizore në mars të 2013, në kohën kur ishte ende në qeverisje Partia Demokratike, e më pas i stabilizuar me kontratë me kohë të plotë në 2014, kur në krye të Tatimeve ishte Briseida Shehaj, e propozuar nga PS, por prej kohësh e lidhur me LSI, me të cilën edhe u kandidua si deputet.
Sipas burimeve prokuroria ka zbuluar se burimi i informacioneve të mbledhura nga Andi Agaraj ishte një kolege e tij, po ashtu nëpunëse e Tatimeve, e cila çdo muaj mblidhte informacionet mbi pagat e taksapaguesve shqiptarë për t’i shpërndarë në seli të ndryshme rajonale të Tatimeve.