Prapaskena

SPAK kërkon arrestimin e Fatmir Mediut për Gërdecin, tronditen Berisha dhe Shkëlzeni

Publikuar: 07/01/2022

SPAK kërkon arrestimin e Fatmir Mediut për rolin e tij si zbatues i skemës së korrupsionit me pasoja të kobshme në Gërdec. Për t’i hapur rrugë arrestimit, SPAK ka kërkuar që Fatmir Mediut t’i hiqet imuniteti.

Kërkesa për t’i hequr imunitetin Mediut ka mbërritur tashmë në zyrën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Në vijim pritet që të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend për të shqyrtuar kërkesën e SPAK. Këshilli miraton një raport dhe në fund do vendosë parlamenti për t’i hequr apo jo imunitetin Mediut.

Kërkesa për t’i hequr imunitetin Mediut do të trondisë Sali Berishën dhe Shkëlzenin.

Mediu ka vepruar për llogari të interesave të djalit të ish-kryeministrit, i cili edhe në këtë histori del si sekser mes kompanive të demontimit dhe Mediu, i cili kishte si shef babanë e Shkëlzenit, Sali Berishën.

Për 13 vite me radhë, Fatmir Mediu i shpëtoi gjykimit për rolin e tij në Gërdec me manovra procedurale, lojën e imunitetin, afatet etj., sigurisht falë influencës së Sali Berishës në Gjykatën e Lartë.

Me ‘fshirjen’ e gjyqtarëve të Berishës nga Vetingu në Gjykatën e Lartë si të korruptuar dhe të lidhur me krimin, me ngritjen e SPAK dhe kërkesës për hapjen e dosjes së Gërdecit, Fatmir Mediu, për herë të parë, e sheh vetën të rrezikuar dhe pa mbrojtje politike.

Në këto rrethana, mundësia e vetme e Fatmir Mediut për të lehtësuar pozitat e tij, është të thotë të vërtetën dhe pse jo të kthehet në i penduar i drejtësisë.

Në një konferencë për shtyp të datës 3 nëntor 2021, Fatmir Mediu, e zhvendosi përgjegjësinë për Gërdecin në Këshillin e Ministrave, në atë kohë me në krye Sali Berishën.

Mediu u shpreh se “Urdhrat e ministrit për zhvillimin e procesit të demontimit janë bazë dhe për zbatim të vendimeve Këshillit të Ministrave dhe legjislacionit në tërësi. Pesë ditë më pas, Fatmir Mediu, u ndal më në detaje në këtë version.



Më të lexuarat