Prapaskena

Berisha: SHBA më e fuqishmja e botës, por jo mbi të vërtetën

Publikuar: 07/01/2022

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron SHBA forcën më të madhe në botë, por asnjëherë nuk mund të jetë mbi të vërtetën. Në studion e “Syri TV”, lidhur me shpalljen e tij “non grata” nga SHBA tha është shteti më i drejtë në botë, por asnjëherë i pagabueshëm.

Ai foli dhe për diplomatët amerikanë në Shqipëri, ku për disa prej tyre ruan respekt, ndërsa disa të tjerë ndër vite i ka quajtur servilë të filantropistit George Soros.

Mos mendo se vendimi që ka marrë mafia e George Sorosit jam i vetëdijshëm për fuqinë e saj. Kam parë diplomatë të shkëlqyer, dhe të tjerë si skllevër të Sorosit, që silleshin në mënyrën më servile. Nuk mund të konfodojnë mua me vlerat e mëdha që ka ai vend. Edhe 30 vjet më parë të kishit pyetur, edhe sot, SHBA është më e fuqishmja e botës, por jo më e fortë se e vërteta. Amerika është më drejta në botë, por jo më e pagabueshmja”, u shpreh Berisha.



Më të lexuarat