Prapaskena

Amerika solli forcat speciale në Shqipëri, Ngjela: Oreksi i Rusisë dhe roli i Berishës

Publikuar: 07/01/2022

Avokat Spartak Ngjela në një postim në Facebook shprehet se fakti që Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën (SOCEUR) ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së Forcave të Operacioneve Speciale, me rotacion tregon se vendi ynë ka qenë një pikë e nxehtë e konfliktit amerikano-rus për Ballkanin Perëndimor.

“Erdhi çasti i pritur që nga viti 1945: Në Shqipëri do të vendoset një shtab pararojë i Komandës Operacioneve Speciale të ushtrisë amerikane në Europë. Isha i bindur që do të ndodhte; dhe ka ardhur tamam në kohën kur orekset ruse dhe serbe ishin hapur me shpresën e destabilizimit të Shqipërisë nga aventura shterpë Berisha. Gjithsesi, kjo tregon se Shqipëria ka qenë një pikë e nxehtë e konfliktit amerikano-rus për Ballkanin Perëndimor.

Por është një vlerësim i Shqipërisë në ngritjen e personalitetit të saj dhe të rëndësisë ndërkombëtare. Gjithashtu është edhe një mbështetje force për republikën shqiptare të Kosovës. Viti 2022 nisi ashtu siç pritej: forcim i mëtejshëm i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Suksesi është i të gjithë shqiptarëve” shkruan ai.

Sipas SHBA-së, baza në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik



Më të lexuarat