Prapaskena

Shoumenët që reklamojnë “Narcosit” dhe kompania e bananeve që nuk i përmendin dot emrin

Publikuar: 03/01/2022

Escobari zuri te dashur nje gazetare me qellim qe te kishte sadopak shanse per te futur ndonje lajm qe i interesonte ne media.

Ketu tek ne aksesi i karteleve ne media eshte i pakufishem. Madje Narcosit kane dhe imazhe publike showmane qe bejne reklama me majmunin Hirko.

Ne Kolumbi, mediat nuk kishin frike t’ia permendin emrin Escobarit dhe ta akuzonin si trafikant.

Ketu tek ne trecereku i mediave nuk i permendin dot emrin nje kompanie bananesh. Madje shume prej tyre bene dhe alibi duke thene se drogen tek bananet e futi Gogoli.

Ne Kolumbi ishte e korruptuar nje pjese e madhe e policise dhe politikes. Por kishte disa njesi ne forcat e rendit dhe perfaqesues ne politike qe benin lufte me Narcosit.

Ketu tek ne nga Durresi ne Tirane, kontenieret e kamioneve hapen ne cdo fshat, qe eshte rruges, por policia perton te hedhe ndonje sy. Kurse tatimeve, pastrimit te parave dhe ketyre agjencive te tjera inteligjente te shtetit nuk u bene pershtypje hic kur nje kompani jep miliona dollare borxhe per nje dite tek individe.

Tani si i bie? Kush eshte narkoshtet, Kolumbia e Escobarit dhe kartelit te Kalit apo Shqiperia qe eshte bere prodhuesi me i madh i bananeve ne bote?

Dhe per t’i vene kapak kesaj pune eshte dhe ky sherri i Mandit te Nishtulles me Silven per ndarjen e lekeve te kenges “Te ka lali shpirt”, si hall i madh kombetar.



Më të lexuarat