Prapaskena

Kundër SHBA/ Ambasadorja franceze: S’vendosim për shqiptarët, po shkelim Konventat

Publikuar: 03/01/2022

Ne nuk kemi pse të vendosim në vend të shqiptarëve”, tha ambasadorja franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, e pyetur për rolin dhe ndërhyrjen e ambasadorëve të huaj në punët e brendshme të Shqipërisë.

Me gjuhë më të butë, ndryshe nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, Barsacq është shprehur se diplomatët e huaj nuk mund t’i detyrojnë shqiptarët që të veprojnë në një mënyrë të caktuar.

“Pra janë dy gjëra njëkohësisht: ndërhyrja e të huajve nxitur nga dëshira e një shteti të ri të marrë konfirmin se po vepron mirë, dhe nga ana tjetër kritika ndaj kësaj ndërhyrjeje. Unë jam tepër e kujdesshme dhe ne nuk kemi pse të vendosim në vend të shqiptarëve”, u shpreh Barsacq.

Ajo shtoi se ambasadorët duhet të shërbejnë shtetin e tyre në vendin ku e përfaqësojnë, dhe të shërbejnë më shumë si këshilltarë, sicc parasheh misioni i tyre.

Ndërkohë që ndryshe nga ambasadorja franceze, Yuri Kim së fundmi ka dhënë disa mesazhe të forta për politikanët në vend. Para zgjedhjeve ajo kërkoi që shqiptarët të mos votonin për Tom Doshin, i shpallur “non grata” nga DASH. Më pas, Kim përsëriti mesazhet por kësaj here për ish-kryeministrin Sali Berisha

 



Më të lexuarat