Prapaskena

VIDEO/ Foshnja e parë për vitin 2022/ Prindërit zbulojnë kuptimin e veçantë të emrit të djalit të tyre

Publikuar: 02/01/2022

Fëmija i parë i vitit 2022 në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” është djalë! Mjeku Artur Hatibi bëri me dije se fëmija erdhi në jetë me operacion por gjendja shëndetësore e nënës dhe bebes është e mirë.

“Lindja e parë përfundoi me sukës. Lindi fëmija djalë, në peshën 3 kg e 680gr. Nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë. Nga ekipi i rojës, ju urojmë gëzuar të gjitha nënave të Shqipërisë, gëzuar dhe mbarësi!”, tha mjeku.

Akidi erdhi në jetë në orën 24:00 dhe është fëmija i parë i dy prindërve të rinj. “Është fëmija i parë. Akid e ka emrin, është djalë. Falënderoj shumë stafin mjekësor. Edhe ju uroj të gjithë shqiptarëve, gëzuar!”, tha nëna e emocionuar.

Ndërkohë, babai i të porsalindurit tha se; “Në fakt është i vjetër, por edhe inovator pasi bashkëshortja i nis emri me A, dhe unë e kam me K, ndërsa ‘id’ është ID-ja”. Kryeministri Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu përmes postimeve kanë uruar Akidin dhe Aiden, foshnja e parë e vitit 2022 në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Shikoni videon

 



Më të lexuarat