Ministria e Bujqësisë, qendra e pazareve dhe vjedhjeve të Metës dhe Monikës deri në 2017, ndanë paratë e tenderave me vlerë sa dyfishi i tregut, tokat bujqësiore u dhanë për Eskobarin e Ballkanit Klement Balili dhe shokun e Metës nga Bangladeshi Muhammad Obaidul Karim, i dënuar me burgim të përjetshëm për korrupsion. Paratë janë ndarë me Agim Rametën. A do rrëfehet biznesmeni për SPAK?
Aferat më të zeza në Shqipëri mbajnë emrin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët drejtojnë bandën më të organizuar të hajdutëve të pasurive dhe parave publike në Ballkan.
Çifti Meta-Monika kanë bërë kërdinë, duke vjedhur me tendera edhe në Ministrinë e Bujqësisë, të cilën e kanë përdorur gjithashtu edhe për t’u dhënë toka bujqësore Eskobarit të Ballkanit, Klement Balili, sot në burg, si dhe Muhammad Obaidul Karim, i dënuar me burgim të përjetshëm në Bangladesh për korrupsion dhe pastrim parash.
Për të organizuar vjedhjet në Ministrinë e Bujqësisë, Meta dhe Monika kishin caktuar Vojo Bregun, në rolin e sekretarit të përgjithshëm. Bregu në fakt ishte edhe ministri real i bujqësisë, edhe pse në letra ishte Edmond Panariti. Bregu, ashtu si shumë ushtarë të tjerë të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, po hetohet sot nga SPAK për vjedhje me tendera në Ministrinë e Bujqësisë, deri në 2017, kur Rama e përzuri LSI-në nga qeveria.
Mes vjedhjeve masive, Meta dhe Monila, me anë të Bregut, kanë përlarë edhe paratë e akorduara për të luftuar parazitët dhe karkalecat në ara. Tenderat për luftën ndaj karkalecave me vlerë miliona euro u janë dhënë dy kompanive klienteliste, pa shpallje, me negocim paraprak, pra me pazar në tavolinë, si dhe pa plotësuar kriteret bazë, që nga eksperienca në këtë fushë, pa bilance financiare, mungesë punonjësish, detyrime ndaj shtetit etj.
Të gjitha tenderat i ka marrë Agim Rameta, përmes kompanisë ARLI INTERNATIONAL dhe një famaci bujqësore, me emrin Genap Group, e lidhur me Agim Rametën. Farmacia është e Roland Sinos, me aksioner kryesor, si dhe e Gramoz Sejati, Foti Lufo.
Tashmë laku është ngushtuar dhe SPAK e ka shumë të thjeshtë për të ndjekur rrugën e parave të vjedhura. Të pyesë Agim Rametën dhe Vojo Bregun, i cili rrezikon disa vite burg dhe damkën e përjetshme si hajdut i LSI-së, nëse nuk bashkëpunon me SPAK për të treguar se sa nga paratë e vjedhura kanë shkuar për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. E rëndësishme është edhe dëshmia e biznesmenit Agim Rameta, se si hyri në këtë histori, lidhjet e tij me Panaritin etj., për të cilin do japim detaje në vijim. Kaq për sot./Pamfleti