Prapaskena

Sekuestrohet një sasi droge në Qafë-Botë, pranga sarandiotit dhe pasagjeres që po tentonin të kalonin drejt Greqisë

Publikuar: 30/12/2021

Një sasi droge është sekuestruar në Qafë-Botë, mbrëmjen e së mërkurës (29 dhjetor) rreth orës 20:00.

Burime bëjnë me dije se sasi e drogës është kapur në një automjet që po tentonte të kalonte në Greqi.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një 52-vjeçar nga Navarica e banues në Sarandë si dhe një 36-vjecare nga Delvina, pasagjere në mjet.

Detaje të tjera priten të zbulohen në orët në vijim.

 



Më të lexuarat