Prapaskena

“Nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi më kanë inat?!” Rudina Dembacaj nuk “kursen” thumbat për Arbanën, i hedh më shumë benzinë zjarrit

Publikuar: 28/12/2021

Moderatorja dhe aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj disa ditë më parë realizoi një “Stand Up”, ku tërhoqi vëmendje me një frazë të papritur.

“Meqe ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht.”, tha ajo.

Të gjithë menjëherë aluduan se kjo ishte një kunjë për moderatoren e njohur, Arbana Osmanin. Rikujtojmë se shumë vite me parë, Rudina Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishaj, partnerin e Arbana Osmanit.

Disa ditë pas thumbit të saj, Rudina ka vendosur që të reagojë duke i hedhur më shumë bezinë zjarrit. Ajo ka thënë se batuta ka qenë e vërtetë, edhe pse kishte konotacion humoristik.

“Qenka bërë nami me këtë batutë, pse nuk është e vertetë? Nejse, humor njerëz, për sqarime të mëtejshme, ju pres ne Stand up- in e radhës, Une dhe Burrat”,  ka shkruar Rudina.



Më të lexuarat