Prapaskena

Edhe e marta me shi, ja parashikimi i motit për sot

Publikuar: 28/12/2021

Paraditja mbetet me vranësira dhe reshje prezente në veri dhe qendër të Shqipërisë.

Gjithashtu me reshje do të jetë dhe jugu i vendit, por do të jenë më të pakta.

Pritet që në orët vijuese moti të përmirësohet gradualisht në të gjithë vendin, duke bërë që nata të sjellë ndërpreje të reshjeve.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi serish jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.



Më të lexuarat