Prapaskena

Si u takuan Basha me Veliajn dhe Ballën tek Irfan Hysenbelliu, tradhtia e Fanes dhe pse janë alarmuar Berisha dhe Meta

Publikuar: 27/12/2021

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar i shqetësuar se para disa ditësh ka pasur një takim sekret mes Taulant Ballës, Erion Veliajt dhe Lulzim Bashës. Veliaj dhe Balla dihet se janë në këtë ras fije të Edi Ramës.

Berisha tha se në këtë takim është pirë raki Skrapari dhe hodhi dyshime se janë nxjerr listat e pagave për të shpërqëndruar qytetarët nga skandalet.

Burime për “Prapaskenën” konfirmuan se Basha, Veliaj dhe Balla janë takuar tek resorti i Irfan Hysenbelliut “Prestige Resort” në Golem. Takimi është ndërmjetësuar nga Hysenbelliu, i njohur si ‘Fania’, me lidhje të forta politike.

Takimi është kamufluar me një vizitë ngushëllimi tek Hysenbelliu, nëna e të cilit ka ndërruar jetë. Me këtë rast, Fania ka bërë bashkë Bashën, Veliajn dhe Ballën.

Konsumimi i rakisë dhe plani i nxjerrjes së listave të pagave janë sajuar nga Berisha për të sulmuar Bashën dhe fshehur alarmij e tij për takimin. Ky takim nuk ka asnjë lidhje me pagat, skandal i cili nuk i interesonte Ramës.

Askush nuk e di temën e diskutimit, por kuptohet se Basha kërkon një mbështetje nga Edi Rama në prapaskenë për të dobësuar dhe mposhtur Sali Berishën. Përpos mbështetjes së SHBA, Basha kërkon edhe ndihmën e Ramës dhe kjo është brenda logjikës politike.

Kjo duket se është edhe arsyeja se pse janë alarmuar Berisha dhe Ilir Meta, i pari i shpallur non grata nga SHBA, ndërsa i dyti kanditat për non grata.

Takimi konfirmon pozicionimin e Fanes në krah të Bashës dhe Ramës, duke ‘tradhtuar’ Metën dhe Berishën. Fania është lakuar si njeriu që ka qarkulluar paratë e Metës.

 



Më të lexuarat