Prapaskena

“Këndezi merr lavdërimet”/ Rama nuk e pret mirë kritikën në Facebook

Publikuar: 27/12/2021

Postimi në Facebook për banesat e reja të ndërtuara në Kavajë për banorët e prekur nga tërmeti nuk ka shkuar aq mirë për kryeministrin Edi Rama.

Kreut të qeverisë shqiptare publikoi 2 foto pllatesh me mbishkrimin: “Gati për rikthimin e 153 familjeve të prekura nga tërmeti në Kavajë❤️”

Por njëri prej komentuesve të shumtë ia ka prishur humorin kryeministrit shqiptar që siç duket nuk duron dot më asnjë kritikë të vetme, qoftë kjo edhe në Facebook.

“Leket i fali bota, këndezi merr lavdërimet.?” – shkroi njëri prej ndjekësve. Kaq ka mjaftuar që Rama të mos e kursejë një përgjigje.

“Jo i dashur, bota nuk ka asnje lidhje me cka shikon, jane krejt me fonde te qeverise shqiptare, po ti mos u merzit, se shqiptare pa dallim jane ata qe hyjne ne shtepite e reja, sepse sic nuk i ndau termeti majtas a djathtas, as ne nuk i kemi ndare me parti po i kemi mbeshtetur te gjithe njesoj si shqiptare????” – shkroi Rama.

 

 



Më të lexuarat