Prapaskena

Rudina Dembacaj ‘thumbon’ Arbana Osmanin: S’e di pse gratë e ish-burrave të mi më kanë inat

Publikuar: 26/12/2021

Rudina Dembacaj ka realizuar dje një Stand Up Show ku dukshëm ka thumbuar moderatoren e emisionit ‘Big Brother Vip’, Arbana Osmanin. Gjatë monologut ajo diskutoi edhe në lidhje me martesën.

“Meqë ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht.”- ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur.

Kujtojmë se vite më parë, Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishaj, partnerin aktual të Arbana Osmanit.

Deklarata e saj u duk si një thumbim për të, sidomos pas ripostimit të videos në llogarinë e saj në Instagram.



Më të lexuarat