Prapaskena

Kunati i Lulzim Bashës merr 4 rroga me vlerë 300 milionë lekë, ja kush e paguan

Publikuar: 23/12/2021

Megaskandali i zbulimit të pagave të 690 mijë shqiptarëve vijon të nxjerrë në pah të dhëna befasuese.

Kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi, rezulton se merr 4 rroga në muaj në katër kompani të ndryshme. Pagat e Isufit, i akuzuar si kanali i errët i pasurimit të Lulzim Bashës, merr paga me vlerë rreth 300 milionë lekë në vit.

12 milionë lekë në muaj drejtor i reklamave tek kompania ‘Landmark Communications’, 1 milionë lekë si drejtor ekskluziv i tregtisë në kompaninë ‘Landmark Premium Print’, 9 milionë lekë si drejtor i përgjithshëm në kompaninë ‘Landmark Technologies’ dhe 3.6 milionë lekë si administrator në kompaninë ‘Moveo Albania Technology’.

Prapaskena ka parë një dosje voluminoze, kur rezulton se mbi 100 biznesmenë, të cilët kanë marrë para publike, leje, koncesione dhe prona publike nga qeveria, i kanë dhënë para kunatit të Luzlim Bashës.



Më të lexuarat