Prapaskena

Dyshohet se u vra me silenciator, ky është 35-vjeçari që u gjet i vdekur në Kodër Kamëz (EMRI)

Publikuar: 23/12/2021

Cam Karici, lindur ne Diber dhe banues ne Kamez, dyshohet të jetë 35-vjecari që u gjet i vrarë mbrëmjen e sotme në makinë e tij në zonën e Kodër Kamzës.

Në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri ç’ka ngre dyshime se mund të kenë përdorur armë me silenciator.

Dyshohet se autori është larguar nga e vendi i ngjarjes me një automjet me targë të falsifikuar. Nderkohe Policia po punon per kapjen e tij.

NJOFTIMI

Kamzë, Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.12.2021, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.



Më të lexuarat